LSI akuzon Revistën Mother Jones: Paguhet nga droga e Edi Ramës
E Mërkurë 25 Prill 2018, 21:09
Dritare.net
LSI akuzon se kjo revistë paguhet për shkrimet që bën nga paratë e drogës së kryeministrit Rama.
Në deklaratën e shpërndarë për mediat, LSI bën më dije se do të ndjekë edhe rrugën ligjore ndaj kësaj reviste periferike amerikane, e cila boton artikuj për llogari të Edi Ramës dhe me pas u hedh si mish mediave shqiptare.
“Mother Jones-Father Soros. Përse Mother Jones ka frike nga përgjigjet e LSI-së? Mother Jones nuk ka pasqyruar përgjigjet e LSI. LSI do hedhë Mother Jones në gjyq për shpifje. Mother Jones tregoi që paguhet nga paratë e drogës së Edi Ramës. Sa herë ka komunikuar Mother Jones me Endri Fugën?”,- thuhet ndër të tjera në reagimin e LSI./d.m-dritare.net