Lorik Cana: Si ma prishi ambasada ëndrrën për Arsenalin

I ftuar në emisionin e fundvitit në Ora News “Mos i fol Babagjyshit” Lorik Cana ka folur në lidhje me intereseminin e Arsenalit për të.

Cana ka thënë se ishte ambasada ajo e cila i prishi ëndrrën e tij për të luajtur në Arsenal.

“Bëmë një turne në Zvicër dhe mes këtyre skuadrash ishte dhe Arsenali, PSG-ja dhe disa skuadra të tjera. Më erdhi ftesa nga Arsenali për të bërë një provë, kontretisht nga Arsen Vengeri. Isha akoma 16-vjeç dhe më kujtohet që u bëmë të gjithë gati. Ishte një mundësi e artë.

LEXO DHE :  Foto/ Shikoni momentet më të çuditshme të këtyre njerëzve!

Shkuam drejt Ambasadës për të marrë vizën. E shikoja si mundësinë e fundit për të pasur një karrierë futbolli, sepse kishim marrë shkresën që do të riktheheshim në Kosovë. Kur nuk ma dhanë vizën ishte shumë e rëndë. Sikur të mbyllet një derë”.-u shpreh Cana./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.