Lorik Cana: Më erdhën 150 persona të paftuar në dasëm, nuk i njihja

Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare Lorik Cana i ftuar në emisionin”Rudina” ka folur për dasmën e tij të  4 viteve më parë me Monikën.

Cana ka zbuluar disa detaje mjaft interesante nga dasma, teksa ka deklaruar se në ceremoni kishin marrë pjesë 150 persona të paftuar, që nuk i njihte.

“Ne kemi 7 vite bashkë dhe kemi 4 vite martesë bashkë me Monikën. Në dasmën që kemi bërë në Kosovë kishim ftuar 500 veta dhe erdhën 650, më shumë se 150 nuk i njihja fare. Në Kosovë, nga njerëzit e Monikës kanë qenë vetëm prindërit.

Por tradita te ne është që prindërit ftojnë njerëz. Dasmën në Romë e kemi pasur shumë intime, kanë qenë 50 vetë” – rrëfeu Cana. Lorik Cana dhe Monika kanë edhe një djalë 3 vjeç për të cilin janë shumë krenar.

LEXO DHE :  Pozicioni i 'njëbrirëshit', i preferuari i shumë çifteve në seks. Ja si ta bëni!

“Unë kam pasur dëshirë të kem fëmijë edhe më herët, por ndoshta nuk do ta kisha shijuar kaq shumë. Tani kam pasur mundësi që jetën time ta mbush me djalin, kam kaluar shumë kohë me të. Nuk kemi dëshirë ta lëmë me një. Por akoma nuk i kemi hyrë punës. Vitin tjetër ai bën 4 vjeç dhe do fillojmë të mendojmë diçka”,- tregoi Cana duke qeshur./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.