Lori Hoxha kujton të atin dhe i dedikon postimin prekës: Nuk më duhet një natë për ta kujtuar
Dritare.net
Në një postim në Instagram, blogerja shqiptare ka shkruar se nuk i duhet një datë për të kujtuar të atin e një jetë për të folur për të, ndërsa ka shtuar se çdo ditë e më shumë i mungon ai.
Lori duket se të gjithë mallin për të atin do ta tregojë sonte në një emision me Alban Dudushin.
“Nuk më duhet një datë për të kujtuar tim atë, e nuk do të më mjaftonte një jetë për të folur për të. Sot në 10 vjetorin e humbjes së tij u ula për një bisedë televizive të shkurtër për të ndarë me ata që e deshën dhe e vlerësuan gjithmonë pak nga jeta jonë bashkë me të. Nuk folëm për vizionarin, as për gjeniun që la shenjën në këtë vend që duam dhe për të cilun luftojmë çdo ditë. Folëm për njeriun që mbajmë ne në zemër, atë që se ka njohur askush dhe jam më e emocionuar se kurrë në jetë. Jeta është treguar shumë bujare me ne, por çdo ditë na mungon ai. Uroj që çdokush që është duke kaluar një humbje, një ndarje, një vuajtje, një sëmundje, duke dëgjuar fjalët e mia të mos ndihet vetëm. Jo çdo gjë është siç duhet, çdokush nga ne ka diçka me të cilën lufton çdo ditë.
Por forca është muskul e rritet duke u ushtruar e duhet ecur përpara, me një ëndërr, me hapin e kohës gjithmonë”, ka shkruar Lori.
/d.m-dritare.net