Lobimi në SHBA, flet Basha: PD nuk ka shkelur asnjë ligj
Dritare.net
Basha, në një prononcim për mediat, pas daljes nga institucionit të akuzës, tha se prokuroria po heton vetëm për formularët e dorëzuar në KQZ. Ai tha gjithashtu se letërporositë vërtetojnë se Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj.
“Çështja që po hetohet me kërkesë të PD është nëse këto formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi jo gënjeshtra e shpifura nga Qeveria. Ka një vit e gjysmë që ka nisur ky hetim, ka 6 muaj që kanë ardhur përgjigjia nga SHBA e Britani e Madhe që vërtetojnë se as PD asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj as në Shqipëri, Amerikë e Britani. I kërkojë prokurorisë të bëj publike përgjigjet e SHBA dhe Britanisë. Ju nxis dhe ju t’i kërkoni Prokurorisë t'i bëj publike", tha Basha.
Ndërkohë që Basha dha dëshminë e tij, në prokurori është paraqitur edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, për të njëjtën çështje./E.B-dritare.net