Një pjesë e mirë e vendit është mbuluar nga dëbora këtë të premte. Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se, dëbora ka mbuluar edhe Llogoranë. Sipas ARRSH-së, 3 borëpastruese dhe një fadromë janë angazhuar për pastrimin e rrugëve nga dëbora në Llogora. ARRSH-ja thotë se, drejtuesit e mjeteve që duhet ta përshkojnë këtë rrugë duhet t’i kenë vendosur me patjetër gomat e dimrit dhe zinxhirët në të kundër kalimi është i pamundur dhe nuk do të lejohet lëvizja mjeteve pa zinxhirë dhe goma dimri. ARRSH-ja gjithashtu njofton se, në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe kompanitë e mirëmbajtjes. Është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugës nga bora./K.C/dritare.net