Lisa tregon tmerrin nga burri: Më kërcënoi se do të më hidhte nga kati i dytë

Lisaveta ishte e ftuar te “Ka një mesazh për ty” dhe tregoi të kaluarën e saj të dhunshme. Ajo ka pasur një martesë 14-vjeçare dhe është dhunuar vazhdimisht dhe sistematikisht nga bashkëshorti i saj. Lisaveta ka bërë kompromis me këtë gjë për hir të fëmijëve, dhe për shkak të mentalitetit në zonën ku jetonte. Megjithatë ajo sot jeton e qetë me fëmijët e saj, dhe ka ardhur në studio për të falënderuar motrën Dashurien. Ajo ka treguar arsyet e divoricit.

“Arsyet janë të shumta. Ai që në fillim ishte një person jo i dashur, jo i respektueshëm. Nuk humbiste asnjë rast pa më ofenduar qoftë edhe në sy të njerëzve. Vazhdova me të për shkak të paragjykimeve, mendoja se çfarë do të thonin njerëzit. Ishte e papranueshme që unë të divorcohesha. Kisha hallin e prindërve të mi dhe të mentalitetit përreth. Ishte shumë e vështirë Ardit. Një rast që ishte i patolerueshëm, ishte në dasmën e një kushërires sime. Ishim në valle, mami, motra edhe unë. Duke kërcyer, në dasmë. Dhe ai ngrihet më tërheq nga krahu, më thotë dil nga vallja ose do të të hedh nga kati i dytë. Për shkak se erdhi burri i motrës më kapi mua për dore në valle. Dhe unë e lë vallen, ulem. Ai nuk u mjaftua me aq. Filloi pastaj, më gjuante me shkelma, thoshte mos e ngri kokën, shiko vetëm pjatën. Dhe në momentin që mbaron vallja dhe ulet burri i motrës, ai i thotë: me ty s’dua të kem të bëj më fare! As për gëzim as për hidhërim. Për vite me radhë unë nuk kam folur me motrën time”.

LEXO DHE :  Policia jep detajet, 7 nxënës të plagosur në Qafë Thanë

Lisaveta ka treguar edhe momentin kur vendosi të ndahej.
“Ka qenë një moment, kur ky më ka përzënë në orën 10.30 të darkës, sepse unë kisha lyer flokët pa lejen e atij. Dhe vjen fillon konfliktet dhe debatet. Pse ke lyer flokët, kush të dha leje, pa më thënë mua, pa lejen time. I thashë që bojën ma ka blerë djali dhe më tha “ma nuk ti shoh dot flokët pa lyer, dua që t’i lyesh”. Dhe unë për t’i plotësuar dëshirën djalit, i leva.

Ai ishte mësuar që unë t’i merrja leje për çdo gjë atij. Më thotë mua zhduku shporru dhe i merr të gjitha rrobat që më kishte blerë ai, i hedh nga dritarja. Më thotë zhduku tani, me gjithë fëmijët e tu, më tha.

Unë u largova të nësermen në mëngjes, mora fëmijët dhe rrobat e mia. Por ai dërgonte nënën të më lutej. Më lutej që unë të kthehesha. I dhashë edhe një mundësi. Por torturat vazhdonin. Ika përsëri dhe pas shumë mundimesh arrita të marr fëmijët me vete, pasi familja e tij nuk më lejonte. Gjykata m’i dha në kujdestari të përkohshme derisa divorci përfundoi”. Ajo ftoi në studio motrën, ku e falenderoi për mbështetjen./L.P./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.