Lindi 44 fëmijë, gruaja nga Uganda tregon si është jeta e saj!
Dritare.net
Emri i saj është Mariam Nabatanzi, dhe jeta nuk ka qenë e lehtë për të. Kur ajo ishte vetëm 13 vjeç, prindërit e saj e shiten te një burrë 27 vjeç. Mariami as që e kuptoi se ishte martuar, derisa familja e saj e la te shtëpia e burrit. Një vit më vonë ajo lindi foshnjat e saj të parë, binjakët. Vitin e ardhëm lindi trinjakë, e pastaj katërnjakë.
Ajo ishte vetëm një adoleshente, dhe kishte shumë fëmijë. Martesa për Mariamin ishte një sfidë e vështirë.
“Burri im kishte shumë fëmijë, edhe nga martesat e tjera. Unë kujdesesha për ta, sepse nënat e tyre i kishin braktisur”, tregon ajo.
Mariami tregon gjithashtu se bashkëshorti i saj ishte i dhunshëm, dhe e pa shkas e dhunonte.
Në momentin kur Mariami kishte 23 fëmijë, ajo u kishte kërkuar mjekëve të bënin një gjë, që ajo të mos lindte më të tjerë. Pas një ekzaminimi të hollësishëm, mjekët i shpjeguan se kishte një numër të lartë vezoresh, dhe nëse do bënin ndonjë gjë, jeta e saj rrezikonte.
Si përfundim, Mariam lindi 44 fëmijë, dhe pavarësisht vështirësive, ajo tha se fëmijët janë një bekim nga zoti, edhe pse 6 humbën jetën.
E vetmja gjë që e shqetëson atë, është se fëmijët po rriten pa babanë e tyre. Ajo tregon se burri i saj i kishte braktisur ata. "Ai kurrë nuk kontribuoi në rritjen e fëmijëve, përveçse u ka vënë emrat. Djali i madh, 23 vjeç, tregon se e ka parë babanë për herë të fundit kur ishte 13 vjeç", tha ajo.
Mariam nuk ka kohë të ankohet ose të ndihet keq për veten e saj. Ajo ia ka kushtuar tërë jetën fëmijëve të saj me shumë dashuri dhe kujdes, duke u ofruar gjithçka të nevojshme. Shpenzimet për ushqim janë më të mëdhatë, sepse çdo ditë ka nevojë për 10 kg miell misri, 7 kg fasule dhe 4 kg sheqer.
Të gjithë fëmijët e saj po arsimohen. Një nga binjakët e parë u bë një infermiere.
“Shpresoj që fëmijët e mi të shkollohen, sepse të gjithë kanë ambicie të bëhen doktorë, mësues, apo avokatë. Unë dua që ata të arrijnë ëndrrat e tyre, diçka që unë nuk isha në gjendje ta bëja”, tha Mariam.
Për të mbuluar shpenzimet e saj, Mariamit i është dashur të mësojë aftësi të ndryshme. Ajo mbledhë bimë mjekësore, pjekë ëmbëlsira, vendosë tulla, rregullon nuse, organizon dhe dekoron evente etj.
Një ish gazetar i BBC kishte dëgjuar për historinë e Mariamit, dhe falë tij mësuam dhe ne historinë e saj. Mariam ka një mesazh për të gjithë prindërit e vendit të saj: Mos shisni vajzat tuaja te burra, për martesë të hershme. Ato do vuajnë shumë, dhe humbja e dashurisë prindërore është diçka që kurrë nuk shërohet plotësisht.
"Do të vazhdoj të luftoj për t'u siguruar, që fëmijët e mi gjithmonë kanë ushqim për të ngrënë. Unë kurrë nuk do t'i braktis ata, edhe nëse vuajmë të mbijetojmë çdo ditë ", ka thënë kjo nënë e mrekullueshme.
Ajo gjithashtu ka dhënë dhe këshilla për të gjithë njerëzit: "Mos harroni përgjegjësinë tuaj, sepse martesa është një përgjegjësi e përbashkët për të rritur fëmijët".
Jeta për këtë grua ka qenë e ashpër, dhe ne dëshirojmë që fëmijët e saj të rriten dhe të bëhen njerëz të mrekullueshëm, dhe shpresojmë që një ditë ajo të ketë mundësi të ulet, të pushojë sado pak, të ndjejë aromën e trëndafilave, sepse ajo e meriton./ Përshtati nga Bright Side, Enkeleda Bodini-dritare.net