Limone sul Garda, ja ku i bëra pushimet!

Sezoni veror sapo ka përfunduar dhe shumë prej nesh kanë zgjedhur destinacione të ndryshme për të pushuar dhe relaksuar, brenda dhe jashtë vendit.

Disa zgjedhin t’i mbajnë private pushimet e tyre, ndërsa të tjerë duan t’i bëjnë publike eksperiencat e tyre.

Një nga këto është edhe Kristina, një lexuese e dritare.net, e cila ka ndarë me ne pushimet e saj magjike në Limone sul Garda të Italisë.

Ju ndoshta nuk e njihni mirë si vend, por mrekullitë dhe magjia e tij do t’ju mahniste nëse do ta vizitonit.

Limone Sul Garda është një qytezë në provincën  e Lombardit, në Itali.

Related image

Emri dhe origjina e tij, është po aq e bukur sa edhe vetë vendi.

Pamja piktoreske  e Limones është e gjitha e rrethuar nga liqeni ‘Garda’. Ndërsa vija liqenore e qytezës, dikur ishte  e rrethuar nga pemë limonësh, që i jep provincës edhe emrin ‘Limone Sul Garda”.

“Nëse shkon në Limone, nuk ke më dëshirë të shikosh asgjë tjetër dhe të shkosh askund. Mjafton një ditë, madje edhe pak minuta për t’u magjepsur nga bukuritë përrallore.”, thotë Kristina.

Kristina ju sugjeron që, përveç liqenit gjigant që përshkon qytezën, duhet të përgatiteni për një ngjitje në malin Pieve, i cili ju jep një pamje mbresëlënëse të të gjithë qytezës.

Në Pieve, retë prekin malin dhe liqeni të verbon më kaltërsinë, sidomos në verë. Gjelbërimi, shkëmbinjtë, dhe tarraca malore çdo ditë vizitohet nga qindra e mijëra turistë nga e gjithë bota.

“Zemra e Limone sul Gardës është porti i vjetër,’ Porto Vecchio’. Nuk ka ditë, që moli te porti të mos jetë i tejmbushur nga anijet, jahtet dhe korçerat.”,– thotë Kristina për dritare.net

Rrugicat e ngushta të qytetit, janë të rrethuara nga dyqane turistike, përgjatë bregut dhe më tej. Ka tarraca ujore të këndshme dhe piktoreske,  sigurisht edhe shumë vende për të ngrënë, e për të pirë.

LEXO DHE :  Digjni dhjamin e barkut, me këto 5 pije magjike!

Krsitina tregon për ju edhe magjinë e natës dhe dritat që shkëlqejnë në qytezë.

Gjatë ditës, liqeni shkëlqen nga dielli, ndërsa gjatë natës nga dritat, fishekzjarrët  dhe festimet.

“Mes shumë mrekullish të tjera, ajo që të tërheq shumë vëmendjen është  artizanali dhe kreativiteti i banorëve. Kur dola nga hoteli një nga ditët e mija të pushimit, pashë rrëze rrugës, një violonçel, një harpë edhe një piano.Ju nuk do ta besoni, por këto ishin të gjitha të realizuar nga banorët, me drita dhe poçe, që zbukurojmë pemën e Vitit të Ri.”,-vazhdon më tej Kristina.

 

Çdo natë pianoja, violonçeli, dhe harpa në qendër të qytezës, ndizen nga dritat, duke ju dhënë turistëve një pamje magjepsëse.

“Nuk është vetëm pianoja, ajo që të mahnit dhe magjeps, por mënyra si qytezakët festojnë. Koncertet live, truket e magjisë, baleti dhe kërcimi i lirë, këtu ka argëtim për të gjithë. Ditë ose natë, kjo qytezë nuk resht së festuari, dhe gjatë verës tejmbushet nga turistët.”,-thotë e mahnitur nga bukuritë Kristina.

Kjo qytezë, nuk njihet shumë nga ju, por ama bukuria e saj dhe mrekullitë që mbart do t’ju mahnitnin.

Në dimër, apo verë, këtu ka argëtim për të gjithë. Është qyteza që nuk pushon kurrë nga festimet, lojërat dhe netët magjike. Prandaj përgatituni për adrenalinë maksimale kur të shkoni.

Nëse keni kaluar pushime të paharrueshme, dritare.net është duke pritur që t’i ndani me në [email protected] /dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.