Lihet në burg kreu i Hipotekës në Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë  për të caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e Hipotekës Zamir Leka.

“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” është akuza që rëndon mbi kreun e hipotekës.

Ndërkohë, për juristen Frida Mirashi u caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, me detyrë regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, në mënyrë të parregullt, pranon përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konkretisht regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit, etj, detyrë funksionale kjo e tij. “Me dt.30.03.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal penal lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi I dytë dhe 259 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve Zamir Leka, A.H, J.Z, S.M, S.T. Në vijim të hetimeve, është regjistruar për llogari të këtij procedimi penal edhe emri i shtetasit M.B”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Protesta/ Rama: Ja pse duhet dialog e marrëveshje me studentët, për 8 kushtet!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.