Ligji i mbetjeve/ Bare: Presim përgjigjen finale nga Meta
Dritare.net
Deputeti socialist Besnik Bare tha se do të presin përgjigjen përfundimtare te Ilir Metës pasi të lexojë argumentat e Nishanit për ligjin për të vendosur më pas per për strategjinë që do ndiqet.
Me argumenta pro, deputeti i PS Bensik Bare ka mbrojtur ligjin, duke thënë se duhet bërë dallimi mes mbetjeve dhe lëndës së parë. Bare tha se në Shqipëri do të vijnë mbetje si letra, druri apo plastika.
Përfaqësuesit e AKIP deklaruan se ndihen të tradhëtuar, ndërsa theksuan se kontrabanda me mbetjet është e vështirë të kontrollohet.
Pjesë nga debati
Balteza: Në Shqipëri ka falimentuar një fabrikë letre që është ndërtuar në Elbsan 5 vjet më parë që ishte marrë nga Gjemrani që ishte marrë me 18 ton letër në ditë. Ishin dy arsyet: E para ishte 18 ton në diitë dhe kjo nuk mbulonte kostot e ndërmarrjes dhe e dyta ishte se u mbyll importi dhe e pësuan 60 punmëtorë, e pësoi edhe investitori që futi 4 mln euro.
Bare: ka një keqkuptim sepse lënda e parë që shkon në fabrikën e ricikluesve quhet plehrë. Nuk e quajnë një lëndë të parë. Biseda duhet të fillojë nga një bazë fillestare.
Bëhet fjalë që në Shqipëri të vijë karton, që do të përdoret për arkat, do të vijë plastikë, nesër pasnesër mund të vijë qelq, bëhet fjalë të vijë zing, alumin dhe mbetje dururi.
Matlija: Ligji nuk ka përcaktuar asgjë se kush janë mbetjet
Balteza: Janë përcaktuar 4
Matlija: Këto janë për momentin, por sa do vijnë
Bare: Por ky është vullneti i qeverisë
Tepelena: Kjo është një kleçkë që vetëm një mendje që është e sofistikuar mund ta ketë bërë. Tek neni 48/1 thuhet se aty ku nuk mund të përdoren lëndet e parinovueshme që janë nafta, gazi etj për të plotësuar kapacitetet e tyre do të përdoren mbetjet.
Bare: Absolutisht jo
Tepelena: E thotë ligji
Bare: Më parë thuhej që kufizohesh importimi i mbetjeve për gjellime asgjesimi
Matlija:: Është gabim, neni që ju keni shfuqizuar thotë: Kufizohet ose ndalohet importi I mbetjeve që janë të destinuar për incenerim kur ky operacion konsiderohet rikuperim kur vihen në rrezik impiantet ose situata të tjera.
Balteza: Në Shqipëri sot ka rreth 6 mijë ton në muaj letër mbeturinë sipas studimeve. Deri në 2013 gjithcka ishte e lejuar, 28 pika dhe zotërinjtë e Shoqërisë Civile kanë qenë present kur është miratuar ligji. Janë bërë tre konsulta dhe më shumë kemi bërë konsulta sesa shoqëria civile.
Hila: Ndiheni të tradhëtuar?
Tepelena: Absolutisht po. Ne kemi qenë krah Bares për të mbledhur ato firmat në 2013. Unë nuk jam as i majtë dhe as i djathtë, por kam votuar për të majtën për shkak të atij premtimi.
Matlija: Problemi i parë që vë re Europoli dhe Agjencia Mjedisore Europiane është që trafiku ilegal i mbetjeve bëhet përmes rrugëve legale. Cila është mënyra? Duke përdorur letra të rregullta eksporti, letra të rregullta importi, analiza të falsifikuara laboratorike dhe duke përdorur skema me riciklime ndërton kompani të tilla dhe këtu fillon problemi. Europoli ka kapur vetëm për 2 vjet 400 raste dhe pranon që është maja e ajzberkut. Agjencia europiane e mjedisit thotë që nuk kemi kapacitete, ne si BE që ta kontrollojmë trafikun që zhvillohet, na kalojnë përpara hundës. Vijnë mbetjet e rrezikshme me edikete si mbetjet të parrezikshme.
Në 2014 duke qenë se u ngrit ky shqetësim kaq i madh në Europë atëherë u mblodh Komisioni Europian dhe nxori direktivë tjetër dhe në këtë direktivë ka shtrënguar të gjitha rregullat për të bërë inspektime për cdo anije që hyn dhe del. Kjo direktivë që ka hyrë në fuqi në janar 2016, jemi sot në një moment kur Evropa ka shtrënguar të gjitha rrugët si bëhet trafiku ilgeal dhe përderisa ka kapaur 400 raste për dy vjet dhe thuhet që këto janë vetëm maja e ajzbergut, do të thotë që gjithë këta banditë që nisen për të bërë trafik ilegal përmes rrugëve ilegale do fillojë të trokas në dyer të tjera. Nuk do preferojnë më Gjermaninë, Francën , Spanjën dhe ku do shkojnë?
Hila: I kemi të gjitha kapacitetet që të kontrollojmë këto?
Bare: Absolutisht po, përderisa ti ke kapacitete të kontrollosh produkte shumë të vështira për tu analizuar, cilësinë e ilaçeve, cilësinë e ushqimeve. Këtu bëhet fjalë për rreth 30 mijë ton. Vijnë këtu 700 mijë ton…
Tepelena: Sa të hapen dyert…këtu fle lepuri
Matlija: Në Shqipëri sipas qeverisë që është thënë në muajin gusht riciklohen 17% të 386 mijë tonëve.Po Shqipëria nuk prodhon 386 mijë ton,prodhon 1.5 mln ton sipas INSTAT. Kam marrë me shkrim të dhëna nga bashkitë, më thonë i hedhin në lumenj, I hedhin në det, në tre bashki i hedhin në Porto Romano, i djegin, i groposin…1 mln ton plehra në Shqipëri nuk çohen as për trajtim se po ti groposësh, djegësh apo ti hedhësh në lumë nuk do rikuperosh asgjë.
Bare: Kjo rreth 400 mijë ton që i referohesh janë materiale të riciklueshme, nuk I referohet të gjithë mbetjeve.
Matlija: Qeveria nuk ka marrë masat pozitive për të dhënë buxhet, për ti trajnuar
Balteza: Ajo fushatë që u bë në 2013 ishte një fushatë që ishte krejt politike. Le ti vijë keq këtyre, por po ta them unë. Këto kanë mbledhur 20 mijë firma këta i kanë vënë 40 të tjera. Kjo Shoqëri civile deri në 2013 nuk u bë njëherë e gjallë. Në atë kohë nuk kanë marrë parasysh fare riciklimin. Shteti nuk na ndihmoi, as bashkitë nuk bënë ndarje në burim të mbetjeve urbane. Kemi bërë ne projekte, kemi bërë projekte në Lezhë, e kemi paguar vetë ketë punë. Kemi thënë bëhet kjo punë dhe pas kësaj nuk mund të bëhesh më sepse vetë bashkia e Lezhës e prishi.
Hila: Pjesëtarët e shoqatës së brenda standardeve i kanë këto fabrika riciklimi? Ka problematikën e vet, sepse që nga grumbullimi kur do vijnë ato dengjet e mëdhaja do bëhet ai seleksionimi optik, ose nëpërmjet dorës dhe do ketë një problematikë sepse do të ketë prap mbetje. Ku do ta çoni këtë mbetje.
Balteza: Mbetjet në fabrikat e riciklimit të letrës dhe të plastikës nuk e kalojnë 1% dhe po ju them se çfarë është mbetja. Unë i kam thënë shoqërisë civile hajdeni shikojeni. Ne nxjerrim plastikë nga ato shiritat që ngjitin kutitë e kartonit. Mund të mbeti ndonjë polesterol, por nuk e kalon nga 0.1-1% ndotjen. Hajdeni nesër dhe ti masim.
Hila: Ku do ti coni ato 1%?
Balteza: Ne kemi pasur një impiant pirolize që plastikat që nuk ricikloheshin kalohesh në solar dhe prodhoheshe lëndë djegëse. Piroliza është sot trajtimi përfundimtar i mbetjeve që kanë karbon. Ato që kanë ardhur nga nafta kthehen në lëndë të tilla. Por para 3 vjetësh qeveria rriti akcizën, i futi 375 lekë për kilogramë edhe për pordhimin që bënim për vete. Jemi detyruar e kemi mbyllur dhe përdorim me gaz.
Hila: A mendoni një aleancë me të gjithë
Tepelena: Ne jemi AKIP nuk kemi asnjë kompleks, nëse vijnë lloj lloj parti nëse janë me të njëjtën kauzë.
Hila: A do loboni me këto parti?
Tepelena: Jo skemi pse lobojmë. Kjo është një çështje e qytetarëve.
Hila: Meta ka thënë se do mendohet për ligjin, gjasat janë 50% me 50% që nuk do ta votojë. Marrim rastin që nuk do ta votojë. PS nëse ka një strategji mes LSI, PD, PDIU për të mos e votuar, nuk I ka votat për ta kaluar. E mendoni ju?
Bare: Duhet pritur për një përgjige përfundimtare. Nuk e kam lexuar komentin e Metës, por kolgët më thonin që nëse argumentet që sjell presidenti qëndrojnë ai mund ta rishikojë qëndrimin e vet, por nëse nuk qëndrojnë, nuk ka arsye, nëse ne jemi duke miratuar jo një direktivë të BE, por një direktivë të cunguar të BE, sepse në direktivën e BE thuhet se ligji duhet të ishte liberal sic ka qenë në 2011./Oranews.tv/