Liga e Kampionëve/ Ronaldo mund të pezullohet për shkak të gjestit të tij
E Hënë 18 Mars 2019, 14:02
Dritare.net
Në fund të ndeshjes, Ronaldo festoi simbolikisht si kundërpërgjigje ndaj festimit të trajnerit të Atletikos në ndeshjen ku ky i fundit fitoi. gjesti i bërë prej Ronaldos është konsideruar si i papërshtatshëm nga organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA. Tani ai mund të përballet me një dënim që mund t'i pengojë pjesëmarrjen në ndeshjen e parë që Juventusi luan kundër Ajaksit në Ligën e Kampioneve, sjell dritare.net. Ndërkohë trajneri i Atletikos, Simeone, është gjobitur me një shumë prej 20 mijë eurosh.
UEFA ka njoftuar se vendimi mbi xhestin e Ronaldos do të merret nga ‘Trupi i Disiplinës’ në mbledhjen e tij të rradhës me 21 mars./D.B/Dritare.net