Letër e ashpër nga SHBA për liderët e Kosovës: Hiqeni taksën!

Tre zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli kanë marrë një letër të ashpër nga SHBA-të me kërkesë për heqje të taksës së vendosur në nëntor të vitit 2018, ndaj produkteve të Serbisë.
Siç merr vesh ‘Radio Televizioni Dukagjini’, letra është jashtëzakonisht serioze. Ajo është dërguar nga tre zyrtarë të lartë amerikanë dhe mban nënshkrimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes.
Letra bënë thirrje që mos të shkelet mbi sakrificën e Shtetit Amerikan dhe të ushtrave amerikanë për Kosovën. Liderëve u është tërhequr vërejtja që nëse taksa nuk hiqet “sanksionet”, do të thellohen.
Dërgimin e letrës e ka konfirmuar për RTV Dukagjini Ambasada Amerikane në Prishtinë./E.D/dritare.net

LEXO DHE :  Basha tha s’lejojmë të bëhen zgjedhje, ish-ministri i PD: Nuk jam dakord, e pakuptueshme!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.