Lëri universitetet private Linditë dhe shiko publikun!
Dritare.net
Sot ministrja e arsimit kishte dalë në një panel ku performonin pronarë universitetesh private dhe tregonin arritjet e tyre.
Lindita Nikolla thoshte që akreditimi i universiteteve unifikoi standartet.
Po Lindita. I bëri të gjithë njësoj. Nuk e ve re që po dalin nga bankat e tyre gjysëm analfabetë?
Nuk e ve re se produkti shqiptar është skadent dhe nuk ҫan asnjë treg?! Nuk e ve re se akrobacite e tyre nuk janë më shumë se një fasadë? Hajde Lindite dhe provoje të kesh të bësh me produktin e universiteteve private. Te plas shpirtin. I vetmi shkak që ky vend nuk thyhet në mes janë ata qe kane studiuar jashtë apo që prindërit kanë investuar në rrugë private nëpërmjet kurseve apo masterave. E vetmja arsye që nuk bie në pah gjendja skandaloze është se injoranca është shtrirë gjithandej.
Sistemi i shkatërruar fillon që nga kopshtet. Asnjë ministër nuk ia beson fëmijën e tij sistemit publik. Ja ke bërë këtë pyetje vetes, pse ndodh kjo Linditë? I ke pyetur koleget e tu pse nuk t’i besojnë fëmijët?
Ti ne çdo muaj te vitit iu fut dorën në xhep shqiptarëve dhe ju merr 200 deri 700 euro pikërisht për shkak të sistemit të shkatërruar që ke dhe ata si unë, detyrohen të gjuajnë kurse dhe sisteme private. A e di se 700€ në muaj është një kolegj i shtrenjtë privat në SHBA, por shqiptarët paguajnë po kaq surrogatot e modelit shqiptar që hiqen për perëndimore. A e ke përgjegjësinë Linditë se nëse një nga kolegët e tu bën dëm sot për sot, ti, dëmin tënd, ia faturon dekadave që vijnë.
Ndaj mos dil në panele ku je ti dhe pronarët e universiteteve private por vrit mendjen të bësh diҫka. Na mjafton industria fasone. Nuk duam të jemi edhe njerëz fasonë./dritare.net