Lejoi abuzimin e vajzës nga njerku, nëna mbetet në burg: Nuk dija gjë, jam e tronditur
E Martë 13 Shtator 2016, 12:12
Dritare.net
Arrest me burg dha gjykata edhe për Ilmi Hoxhajn. Ai ka mohuar edhe një herë vërtetësinë e atyre që thuhen në media sipas tij dhe ka thënë se eshte i shokuar nga ato që ka dëgjuar. “Jam i shokuar, ia lë gjykatës të zbardhë gjithçka. Nuk janë të vërteta ato që thuhen në media”, tha ai në gjyq.
Rimarrja në pyetje e vajzës së abuzuar seksualisht nga njerku Ilmi Hoxha ka bërë të njohur skena që tronditin edhe më shumë familjen. Vajza E.Y. këtë herë duket se është shfaqur më e bindur se kurrë për ta thënë të vërtetën e saj të dhimbshme ashtu siç është. Kur është marrë sërish në pyetje sot nga hetuesit në prani të psikologes, e mitura ka thënë se është e vërtetë që nëna e ka parë duke kryer seks me njerkun dhe nuk ka reaguar.