Legjenda Maradona thumbon ashpër Mesin e Ronaldon
E Shtunë 13 Tetor 2018, 19:07
Dritare.net
“Bashkë me Cristiano Ronaldon, janë dy lojtarët më të mirë në botë, por nuk ka kuptim që të bësh liderin e një ekipi, një lojtar që para se të fillojë ndeshja shkon 20 herë në tualet. Ai më mirë luan playstation sesa flet me shokët e ekipit në stol.” – ka thënë Maradona.
Gjithashtu legjenda e futbollit, ka thënë se Mesi nuk duhet të lutet për të luajtur me kombëtaren e Meksikës.
“Mos iu lusni më atij. Me Barcelonën Messi është ai që është, kurse me Argjentinën është tjetër lojtar.” – tha Maradona./ I.M-Dritare.net