Lart e më lart, Rama-qytetarit: Më lart se aq, nuk kam ku të shkoj
Dritare.net
Nga takimi, nuk munguan as batutat e kryeministrit me qytetarët. Kur një pensionist nga Kuçova, ka falënderuar Ramën duke i uruar të arrijë lart e më lart.
Rama ia ka kthyer me një batutë: "Më lart se 198 cm nuk mund të shkoj, por faleminderit shumë".
Ai ka shpjeguar se me 3 minuta për qytetar, mund të vënë në lëvizje një mekanizëm të tërë për zgjidhjen e problemeve.
“Një deputet nuk arrin dot që për 3 minuta ta vërë një ministër në shërbim të komunitetit apo një individi. Një qytetar arrin pasi automatikisht sapo çështja hyn në proces apo regjistrohet në portal, koordinatorët në bashkëpunim dhe falë autoritetit që kanë nga titullari vënë në lëvizje mekanizmat. Në fund të çdo mbledhje qeverie del në ekran gjithë lista e çështjeve të platformës së qytetarëve sektor më sektor. Ajo që është dëgjuar në 20 e ca vite ‘më jep votën që zëri yt të dëgjohet’ ka qenë një slogan që nuk ka gjetur materializim kurrë. Sot është një realitet”, deklaroi Rama./E.B-dritare.net