Largohet Anila Trimi nga strukturat e Policisë së Shtetit, ja kush e zëvendëson!
Dritare.net
Ka qenë zv/ministri i Brendshëm Besfor Lamallari ai i cili ka dhënë lajmin e largimit të Anila Trimit nga SÇBA (Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) dhe zëvendësimin e saj me Muhamet Rrumbullakun.
"Emërohet drejtuesi i ri i SHÇBA-së. Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.
Kështu, z. Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme. Z.Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë znj. Anila Trimi”, shkruhej në njoftim./E.B-dritare.net