Largohen nga mbledhja e Senatit, studentët e Korçës rikthehen në protestë
E Premte 14 Dhjetor 2018, 13:01
Dritare.net
Ali Jashari, rektori i Universitetit diskutoi mbi problemet e brendshme, duke u treguar i gatshëm të zgjidhet çdo problem që varet nga rektorati.
“Të diskutojmë dhe reflektojmë mbi problemet e brendshme. Jemi të gatshëm të zgjidhim çdo problem që varet nga rektorati,” tha ai.
Ai pohoi se i ka përkrahur studentët sepse janë problem që duhen zgjidhur. “Kërkesa e studentëve për rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje është e drejtë.”-tha ai.
Studentët njëherazi braktisën sallën e mbledhjes duke reaguar ashpër për praninë e mediave, jashtë kamerave ata bëjnë të ditur mospranimin e dialogimit dhe rikthimin e tyre në protestë./A.C/dritare.net