Përgjatë këtyre dy viteve kishte shumë miq të tij që e kujtuan me postime e me këngët e tij por është një person i cili pothuajse çdo dit na njofton me diçka të Florit. Landi Hysi përveç që është njëri ndër miqtë i cili i ka qëndruar më së afërmi familjes së Florit, gruas dhe dy fëmijëve ku poston pothuajse çdo dit fotografi të ndryshme me ta, ai nuk po harron as mikun e tij. Dikur ishin anëtar të grupit West Side Family e ndërsa sot, Landi nuk mundet pa kujtuar mikun e tij dhe ku dhe na tregon që sa herë e kujton vjen në mendje dialogu i një filmi.
Ja postimi i plotë i Landit dedikuar mikut të tij: “Nesër do bëhen dy vjet nga ikja jote dhe unë sërish do mendoj:
“Shpeshherë, kur me vjen ndër mend Dr. Flori, më vjen në mend nje dialog nga Filmi “Përrallë nga e kaluara”:
Do jetojë baba Sotiri.Maskarai! Maliqi. Edepsëzi! Kotja. Shtriga! Tana …Gjinua …Do dali Dielli. Do këndojnë zogjtë. Ja këndoi. Pse të vdes pa faj?! Ku ta gjej te drejtën?! … “ RIP DR FLORI. /prive.