Lajthia bën mrekulli/ Ja mënyrat më efektive të përdorimit të saj
Dritare.net
Dritare.net ju sjell sot në këtë artikull disa përdorime shumë interesante të lajthisë, që as vet nuk do t’i besoni kur t’i provoni.
Parandaloni dhe trajtoni aknet
Përdorimi i lajthisë ndihmon në heqjen e vajit nga lëkura. Gjithashtu, vetitë e saj dezinfektuese i mbysin mikrobet që shkaktojnë infeksione.
Shpëtoni nga zbokthi
Lajthia lehtëson kruajtjen e kokës nga zbokthi, thjesht masazhojeni më parë me lajthi pastaj mund t’i lani flokët si zakonisht
Hiqni grimin
Për pastrimin e grimit ka me qindra mënyra deh produkte që sugjerohen si më cilësoret. Por dritare.net ju sugjeron që kur të jeni në dyqane për të blerë këto produkte, zgjidhni vetëm mes atyre që janë bimore. Por sot ju sugjeron lajthinë sepse është vërtet një nga produktet më të mira të kozmetikës.Jo vetëm që do të pastrojë lëkurën tuaj, por gjithashtu do të ndikojë mirë te poret e lëkurës.
Trajtoni lëkurën pas rruajtjes
Pas acarimit të lëkurës që krijon rruajtja e fytyrës te burrat, lajthia ka veti të parandalojë irritimet dhe skuqjet e lëkurës, që shfaqen direkt pas rruajtjes. Përveç kësaj ndihmon që lëkura luaj të jetë më pak e yndyrshme.
Ju ka ndodhur të sëmureni nga shytat
Nëse ju ka ndodhur, dhe nuk keni ditur si të shpëtoni nga dhimbjet ose nëse ju zë sërish, dritare.net ju sugjeron që lajthinë ta përziejini me një vaj esencial që juve ju pëlqen, dhe aplikimi i saj te fyti do përmirësojë dhimbjet.
Shpëtoni nga djersa
Lajthia ka veti të heq vajin e tepërt nga lëkura dhe njëkohësisht vret bakteret që shkaktojnë erë. Me këtë mënyrë do të shpëtoni nga ky problem që ju ka lodhur gjithë jetën./A.C/dritare.net