La burrin dhe shkoi në Siri me djalin 6 vjeçar, si u dashurua shqiptarja me bosin e ISIS
Dritare.net
“Dy janë personazhet kyçe të rekrutimit të Valbona Berishës, shtëpiakes shqiptare 34 vjeçare, e cila në dhjetorin e vitit 2014 i nis nga Barzago, për në Shtetin Islamik. I pari është Shefqet Krasniqi, islamist ekstrem, imami i xhamisë në Prishtinë, tashmë i arrestuar për rekrutim terroristësh dhe predikuesi maqedonas Omer Bajrami, imami i xhamisë në Shkup në Maqedoni, edhe ky në pranga me të njëjtën akuzë”, shkruajnë mediat italiane.
Nga kërkimet në kompjuterin e gruas shqiptare janë zbuluar rrjeti i personave me të cilët ajo mbante kontakt, mes tyre edhe kërkime pa fund në internet, youtube dhe interes i madh për Kalifatin, Isis dhe ekstremizmin. Gruaja ra në kontakt online me dy predikuesit e lidhur me Al Baghdadi, më pas u njoh dhe u dashurua dhe vendosi të martohej me një nga ata që cilësohen si bos i ISIS. Ajo vendosi të shkonte te ai në dhjetor, në AlBab, 40 km në veri nga Aleppo, për tu bërë pjesë e Kalifatit. Me vete kishte Alvin, djalin 6 vjeçar. Ata nuk dihet nëse janë gjallë, por kushërira e gruas, Irma Berisha tregon takimin e fundit me të.
“Ishim për darkë në shtëpinë e mamasë sime, kur Valbona tha se do të ikte në Siri, në ndihmonte në spitalet atje për ata që kishin nevojë. Ajo tha se donte të ndahej nga burri, Afrimin, sepse thoshte se ai e rrihte dhe donte të largohej që të ndërronte mënyrën e jetës” thotë ajo.