Kyemadhi: Rilindja ka dështuar, nuk paguhen dot faturat e dritave

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në Kamëz ka bërë thirrje për të protestuar ditën e shtunë kundër qeverisë.

Kryemadhi është shprehur se Rilindja ka dështuar, ndërsa shton se situata në vend është shumë e rëndë.

“Rilindja ka dështuar. Në krye të vendit është një qeveri e lidhur me grupe kriminale. Situata në vend është tepër e rëndë. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Shohim sesi rinia ikën dhe vërejmë papunësinë që shtohet përditë e më shumë. Shikoni sesi nuk paguhen dot faturat e dritave dhe ujit. Shohim sesi në spitale, mjekët ndihen të poshtëruar nga mungesa e ilaçeve. Ata ndihen të poshtëruar dhe të kërcënuar. Mësuesit kërcënohen nga drejtorët kamikazë të Edi Ramës. Shohim doganierë të cilët kërcënohen në rast se nuk kalojnë mjetet e sendet që do Rama, e mbështeten ata njerëz me të cilët Rama ka lidhje të fuqishme, që janë më shumë oligarkë. Shohim sesi shqiptarët janë gjithmonë e më shumë pesimistë. Shohim pafundësisht mjerim, dhimbje dhe mungesë shprese. Shohim studentët shqiptarë dhe nxënësit të cilët janë në gjendje të mjerë”,-tha Kryemadhi./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Vodafone Albania, bëhet sponsor zyrtar i skuadrës kombëtare të futbollit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.