Ky ushqim shpëton jetën, por 90% e njerëzve nuk e hanë mjaftueshëm

Dritare.net ju tregon sot një nga superushqimet që ju zgjasin jetën.  Bëhet fjalë për fibrat. Fibrat zvogëlojnë sulmet në zemër,  përmirësojnë sëmundjet kronike si diabeti i tipit 2, ndihmojnë në ruajtjen e peshës, presionit të gjakut dhe kolesterolit etj.

Fibrat nuk janë ushqimi më eishijshëm në botë, por studimet kanë treguar se përfitimet shëndetësore janë të mëdha.

Hulumtuesit tregojnë se trupi i njeriut ka nevojë për 25 gram fibra në ditë, por sasia adekuate për të përmirësuar shëndetin është 30 gram.

Shumica e njerëzve në botë nuk marrin sasinë e mjaftueshme.

Sipas të dhënave shkencore, mesatarisht femrat konsumojnë 17 gram, ndërsa meshkujt 21 gram, në ditë.

Fibrat ju i merrni nëpërmjet frutave dhe perimeve, në bukë, makarona, fasule, thjerrëza, arra apo fara.

Fibre includes fruit, vegetables, bread, pasta and grains

Që të merrni 30 gram fibra në ditë është e vështirë, pasi sasia e tyre në ushqim është shumë e vogël.

Dritare.net ka disa sugjerime dhe këshilla për ju sesi mund t’i gatuani.

LEXO DHE :  Live/ Brexit. Parlamenti anglez përballë vendimit historik

Për shembull, ju mund të gatuani patatet me lëkurë, mund të zëvendësoni shumë ushqime të tjera me fasule, thjerrëza, qull, fruta etj.

Një studim i botuar në revistën mjekësore Lancet, ka vërtetuar që konsumimi i fibrave në sasinë e rekomanduar, mund të parandalonte 13 vdekje dhe 6 raste të sëmundjeve të zemrës.

Sa më shumë fibra të hani, aq më mirë për shëndetin tuaj.

Çfarë i bëjnë fibrat trupit?

Body bacteria illustration

Fibra është një ushqim që të ngop dhe ndikon në mënyrën sesi yndyra absorbohet në zorrën e  hollë, e pastaj kalojnë në zorrët e mëdha.

Zorrët e mëdha janë vendi ku qëndrojnë miliona baktere, të cilat ushqehen me fibra. Bakteret fermentohen me to, dhe ndodh absorbimi i acideve yndyrore, që kanë efekte në të gjithë trupin.

Pra, fibrat janë shumë të rëndësishme për shëndetin afatgjatë./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.