Ky rregull 2 ​​minutësh do t’ju ndihmojë të ndaloni zvarritjen në kohë

Ne flasim shumë për metodat e mbështetura nga shkencë për të përmirësuar produktivitetin dhe për të zmbrapsur zvarritjen e gjërave . Ka shumë metoda, truke  dhe teknika që mund të ndryshojnë njëherë e mirë zakone tuaja të këqija. Por rregulli 2 minutësh është ndryshe. Krijimi i zakoneve të reja është i vështirë, ristrukturimi i procesit të punës është i vështirë, ndryshimi në përgjithësi është  vërtetë i tmerrshëm; e kuptuam. Por i gjithë rregulli prej dy minutash kërkon vërtetë vetëm 2 minuta. Nuk na intereson kush ose sa i zënë ju jeni – keni dy minuta.

Vetëm bëje

Rregulli 2-minutësh vjen nga i njëjti person që solli në botë “t’i marrin gjërat e bëra”(getting things done), ose metodën GTD, konsulent menaxhues David Allen. Ndërsa metoda GTD është e gjitha mbi mënyrën se si të bashkoni listën tuaj të detyrave dhe t’i jepni përparësi asaj çfarë  me të vërtetë keni të rëndësishme, rregulli 2 minutësh është një milion herë më i thjeshtë. Mendoheni më shumë si një një mënyrë për të lëvizur ditë pas dite në mënyrë më efikase. Në të njëjtën kohë, do të kuptoni se jeni shumë më produktivë. Rregulli 2-minutësh ka dy pjesë, dhe më të thjeshtë se pjesa e parë nuk mund të keni hasur.

Pjesa 1: Nëse mund ta përfundoni një detyrë në 2 minuta ose më pak, bëjeni tani. Menjëherë. Tani për tani. Ka kaq shumë gjëra të thjeshta që ne i shtyjmë, të cilat ne mund të bëjmë në dy minuta ose më pak. Ashtu si; larja e pjatës suaj direkt pasi keni ngrënë vaktin, hedhja e rrobave të palara në kosh në vend që t’i hedhim në tokë ose në lavaman, të nxjerrim jashtë plehrat, dërgojmë një emalil.. a duhet të vazhdojmë? Askush në këtë Tokë nuk është kaq shumë i zënë sa për të shtyrë një punë dy minutëshe, për të bërë diçka tjetër që preferon.

Provoje dhe do të shohësh

Niseni nga gjërat e vogla

Pjesa e dytë e rregullit 2-minutësh është padyshim pak më e ngatërruar. Por vetëm pak. Ndërsa hapi i parë ndihmon në eliminimin e detyrave të vogla që krijohen gjatë ditëve që i shmangim ato, pjesa e dytë ka të bëjë me ndërtimin e zakoneve të reja.

Pjesa 2: Kur filloni një zakon të ri, sigurohuni që vetëm në dy minuta ta përfundoni atë . Mirë, nëse qëllimi juaj është të shkruani një libër, zakoni i ri që po përpiqesh të krijosh është të shkruash çdo ditë, mirëpo për të shkruar një libër të plotë do të duhen vite. Jo të gjithë zakonet mund të bëhen në dy minuta. Në fakt, shumica nuk munden.

Truku këtu është krijimi i një zakoni dy-minutësh që çon drejt synimit tuaj. Nëse qëllimi juaj është të shkoni në palestër më shumë, për shembull, zakoni juaj dy minuta duhet të jetë paketimi i sendeve tuaja të palestrës. Kjo detyrë dy minutëshe është e lehtë për tu realizuar, duke e bërë shumë më të lehtë fillimin e një zakoni më të gjatë në kohë. /Përshtati Valmira Dalipi/Dritare.net/

Komentoni