Ky nuk mund të jetë Parlamenti i shqiptarëve!

Nga Av. Denisa Daka

Këto debate të kahershme shterpë e vulgare nuk kane asnjë lidhje me një Parlament e një foltore normale.

Kjo foltore nuk mund të quhet kurrsesi foltorja e shqiptarëve..

Asnjëri prej nesh nuk meriton një përfaqësim të tillë në skaje të tilla denigrimi.

Mijëra njerëz të lodhur e drobitur nga hallet pa limit anëkënd kësaj Shqipërie, nuk presin kurrsesi këtë shfaqje të shëmtuar nga kjo foltore e cila ka marrë pamjen e një mejhane të shëmtuar.

Çdokush prej nesh që priste e shpresonte me gjithë të drejtë, që të zgjedhurit tanë në atë konak, të bëheshin bashkë për të mund të zgjidhur problemet e rënda që po kalon ky vend, nuk kanë asnjë shpresë e nuk ushqejnë më asnjë iluzion paskësaj kurrsesi.

LEXO DHE :  Gjendet dy turistët e humbur belgë, në Vuno

E pafalshme e gjitha kjo që po ndodh e po na shkakton trazi e pështjellim të gjithëve. Me këtë palo model shprese e besimi që po u përcjellin të gjithë bashkë fëmijëve tanë, dashtë Zoti secilit prej tyre t’u bëhet mbarë të largohen sa më parë nga ky vend.

Kjo qasje e shëmtuar, ky primitivizëm e kjo barbari e pashoq është e paprecedentë.

Nuk mund te ishte ndryshe në fakt kur pa asnjë meritë e kontribut për këtë vend, jo pak syresh në atë sallë, sjellin e përfaqësojnë “zërin tonë”./ Dritare.net

[email protected] Cel 00355 692065597

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.