Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se 1 euro është këmbyer me 135.57 lekë, ose 0.15 pikë më pak në krahasim me një ditë më parë. Po sipas BSH, 1 dollar vlen 127.7 lekë, ose 0.27 pikë më pak se dje .
Ekspertët e ekonomisë parshkojnë se ky është një forcim i përkohëshëm i lekut, si pasojë e rritjes së remitancave dhe me afrimin e pagesës së tatim fitimit.
Ky, sipas tyre, është momenti më i mirë për të blerë valutë, pasi euro dhe dollari pritet të shtrenjtohen sërish brenda pak javësh.