Stefano Boeri, arkitekti Italian me prirje për strukturat e reja të gjelbra ka marrë përsipër, ndërtimin e një kulle 117 metra të gjatë në Lozanë të Zvicrës, e cila do të jetë ndërtesa e parë në botë që do të mbulohet me pemë. Kulla e gjelbër, 36 kateëshe do të jetë shtëpi për më shume se 100 pemë 6000 shkurre dhe 18 mijë bimë të shpërndarë në rreth 3000 metra katrorë në sipërfaqe të gjelbër. Bimët do të mbrojnë apartamentet nga erërat e ashpëra, pluhuri dhe ndotja akustike, dhe do t’i japë një pamje të këndshme qytetit. Ky nuk është I pari projetkt nga ky arkitekt, ai ka ndërtuar edhe kulla të ngjashme në Milano./dritare.net