Ky çaj është ilaçi më i mirë, për këmbët e ënjtura!

Shumë njerëz vuajnë nga këmbët e fryra, të cilat mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë dietë jo të shëndetshme, qarkullim të dobët të gjakut, mbipeshë, cikli menstrual dhe shtatzënia.

Përveç kësaj, ndryshimet e temperaturës, moti i nxehtë dhe lagështia kontribuojnë në ënjtjen e këmbëve. Graviteti tërheq poshtë lëngjet tek këmbët, dhe ato bymehen. Kjo gjendje mund të jetë e dhimbshme dhe të pakëndshme.

Për të lehtësuar shpejt këtë gjendje, dritare.net ju këshillon të mbani këmbët lart deri në rreth 30 cm mbi sipërfaqen e shtratit ku jeni shtrirë.

Nga ana tjetër, çaji majdanozit është një nga ilaçet natyrale më efektive në rastin e këmbëve të fryra, pasi ajo heq sasitë e tepërta të lëngjeve nga trupi.

Një nga specialistët më të njohur të erëzave në SHBA, Dr. John R. Christopher, shpjegon se 2 kile majdanoz i freskët ose në formë çaji duhet konsumuar çdo ditë. Sipas tij, kjo sjell rezultate optimale në trajtimin e edemës.

LEXO DHE :  Hahn: Forcat politike në Shqipëri të punojnë për reformat

Për më tepër, konsumimi i majdanozit nuk jep asnjë efekt anësore të padëshiruara.

Opsioni më i mirë është të konsumoni majdanoz të freskët dhe organik, veçanërisht gjethet, rrënjët dhe farat pasi ato japin rezultatet më të mira dhe kanë veti për të shëruar organizmin.

Ja si të përgatisni çajin e majdanozit:

Prisni imët disa gjethe dhe rrënjë të freskëta majdanozi. Mbushni një tenxhere me 500 ml ujë dhe lëreni në zjarr deri sa të ziejë. Pastaj, shtoni 5 lugë çaji në ujë dhe ziejini ato për 5 minuta.

Më pas, lëreni mënjanë çajin të ftohet për rreth 20 minuta. Pastaj, kullojeni dhe konsumoni këtë çaj 3 herë në ditë. Shumë shpejt do të vini re efektet dhe fryrja do të zhduket./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.