Kuvendi i Kosovës shtyn për javën tjetër Demarkacionin
E Premte 23 Shkurt 2018, 12:12
Dritare.net
Në pamundësi për të mos arritur që sot të mblidhen votat dhe të arrihet konsensusi nacional, shefat e grupeve parlamentare, me përjashtim të atij të Vetëvendosjes, janë pajtuar që seanca për Demarkacion të mbahet për të mërkurën.
Demarkacioni u dërgua në Kuvend, pasi Presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi u morën vesh që me anë të një aneks-marrëveshjeje të jetë i mundshëm korrigjimi i vijave kufitare edhe pas ratifikimit.
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua më 26 gusht të vitit 2015 dhe ratifikimi i tij është kushti kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave./L.P./Dritare.net