Kushti i Donald për shtatzëninë e Melania-s : Vetëm po u ktheve në formë
Dritare.net
“Gjashtë muaj pas martese, ajo mbeti shtatzënë me djalin Barron dhe gjërat ndryshuan.”, shkruhet në këtë libër, “Ajo ishte 35 vjeçe, mosha që Donald Trump, siç edhe pohoi për Howard Sternin, e quante “koha e skadencës” për gratë. Melania nuk ishtë më dhelpërushja e njomë që kishte njohur në fillim.”
Një mik i shtëpisë Trump tregon se Donald kishte pranuar që Melania të mbetej shtatzënë me kushtin që të rikthehej në linjën trupore që kishte më parë. Pra, ishte një lloj kontrate e pashkruar.
“Një vizitor i një prej shtëpive të Donald Trumpit, kujton se ky i fundit u kishte treguar se kishte rënë dakord për fëmijën me kusht që Melania të kthente format e mëparshme trupore. “Ajo i premtoi se gjithçka do të kthehej ashtu siç ishte më parë.”, tregon miku, “ishte si një lloj kontrate.” Sipas këtij burimi, Donald Trump jo vetëm ishte shpërfillës, por fare i pavëmendshëm.
“Nuk e pyeste ndonjëherë: “Si je? Si ndihesh? Nuk ia hapte ndonjëherë derën, nuk kujdesej se mos ajo pengohej dhe binte. I përsëriste vazhdimisht: “Beben e deshe vetë.”/anabel.al