Kushtetuesja i jep një mundësi Xhelilit: Do shohim videon e seksit
Dritare.net
Vendimi nga Kushtetuesja do të merret në 19 korrik në seancën e orës 12:00. Shukri Xhelili vijon të mbetet në burg pasi Gjykata e Apelit nuk i dha të drejtë atij. Në seancat e zhvilluara në Apel ish kryebashkiaku ka pretenduar se videoja është e montuar. Përmes avokatit të tij mbrojtës, Ferdinand Doja, ish kryebashkiaku ka kërkuar një masë më të butë sigurie.
Sipas burimeve pranë Gjykatës, avokati ka pretenduar mungesën e provave ligjore për mbajtjen të izoluar të klientit të tij. Avokati ka paraqitur rezerva në lidhje me videoregjistrimin e kryer nga denoncuesja 20 vjeçare, për shkak se materiali video i është vënë në dispozicion Prokurorisë përmes një USB-je. Sipas avokatit, një material në USB është lehtësisht i manipulueshëm.