Kush tha që Coca -Cola duhet pirë? Ja për çfarë ta përdorësh!

E keni menduar ndonjëherë se Coca-cola do të bëjë mrekulli në jetën tuaj. Ju tani jo vetëm mund ta pini, por edhe ta përdorni për shumë gjëra të tjera të jetës.

Në artikullin më poshtë, dritare.net do iu jap fund problemeve tuaja që deri në këto momente që po na lexoni, menduat se ishin të pazgjidhshme.

Kaçurrela natyrale

Për kaçurrela natyrale, përdorni Coca- Cola, sepse përmban një acid që i bën flokët të valëzuara dhe të ndritshme. Gjithashtu flokët do të jenë të thata, sepse pijet jo alkoolike nuk kanë pH.

Si ta përdorni coca-colën për flokë? Është shumë e thjeshtë. Lani flokët me pijen dhe lërini për 15 minuta ashtu, pasi të thahen do shikoni sa bukur do duken flokët kaçurrele.

Zbardho ngjyrën e flokëve

Vaji citrik i coca-colës do i bëjë flokët tuaja më të bardha. Është një zgjidhje shumë më e mirë sesa të shkosh dhe të vendosësh në flokë bojëra me kimikate, që në fund vetëm iu dëmtojnë fijet e flokut.

Lehtësues dhimbjesh

Coca- cola ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga insektet, duke vendosur pak nga pija me pambuk ju do iu qetësohen irritimet. Kjo sepse coca-cola ka kafeinë. Provojeni, që të shpëtoni nga kruajtjet pas pickimeve të mushkonjave.

LEXO DHE :  Tërmetet shkundin sërish Shqipërinë, ja epiqendra!

Pastrues banje

Acidi ortofosforik i coca-colës ndihmon në zhdukjen e papastërtive. Për të pastruar me coca-cola duhet ta lini një natë zonën e ndotur me pijen, pastaj në mëngjes e pastroni. Rezultati do jetë i mahnitshëm.

Pastrues monedhash

Duket e pabesueshme, por coca-cola pastron monedhat e vjetra, futini monedhat në pije dhe lërini për 30 minuta. Para se t’i nxirrni, dritare.net ju këshillon ta tundni mirë shishen, dhe t’i lani monedhat me ujë të gazuar.

Largon ndryshkun

Gazi dhe acidi janë dy lëndë që largojnë ndryshkun, dhe coca-cola i përmban të dyja këto. Dritare.net ju këshillon të merrni një sfungjer, ta zhysni në coca-cola dhe pastaj filloni të pastroni çfarë është e ndryshkur.

Largon erën e keqe

Nëse ndjeni që rrobat mbajnë erë të keqe, futini ata për 15 minuta në një kovë me coca-cola dhe pastaj lajini si normalisht. Rezultati do jetë fantastik.

Mbron bimët nga insektet

Coca-cola gjithat, është një mbrojtës i mirë kundër insekteve. Ju mund të mos e dini, por në Indi përdorin gjithmonë coca-cola për të ruajtur kulturat bujqësore. /E.B-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.