Kush nuk i pëlqen gështenjat? Jemi në stinën e tyre, ja pse duhet të hani sa më shumë!
Dritare.net
Dritare.net në këtë artikull sot ju sjell disa nga arsyet se përse duhet të konsumoni sa më shumë gështenja gjatë kësaj periudhe.
Gështenjat kanë veti terapeutike dhe për shkak të vlerës së tyre të lartë të energjisë, ato janë të rekomanduara veçanërisht për njerëzit që merren me sport dhe fëmijët.
Gështenjat ndihmojnë shumë nëse keni probleme me veshkat dhe tretjen.
Gështenjat bëjnë pjesë në grupin e frutave të arrave, por nga bajamet, arrat dhe lajthitë dallojnë për vlerat e ulëta të yndyrës dhe përmbajnë vitaminë C.
Ato përmbajnë edhe vitaminën B6 dhe po ashtu janë burim i mirë i acidit folik dhe burim i kaliumit, dhe posedojnë fibra të domosdoshme për funksionimin normal të sistemit të tretjes.
Ato po ashtu karakterizohen nga vlera të larta energjetike, pasi 100gr gështenja të pjekura përmbajnë rreth 245 kalori. Edhe pse gështenja është shumë ushqyese, ajo tretet me vështirësi. Është interesante se gështenjat e pjekura përmbajnë më shumë vitamina, ndërsa ato të ziera përmbajnë sasi të larta të mineraleve. Si do që t’i pëlqeni gështenja sërish do ju bëjë shumë mirë për shëndetin prandaj dritare.net ju sugjeron që të konsumoni gështenja./A.C/dritare.net