Kush janë truprojat që vrapojnë rreth makinës së Kim Joung-un?

Në takimin mes liderit të Koresë së Veriut dhe atij të Jugut para disa javësh, ranë në sy disa burra që vraponin rreth makinës së Kim Joung-un.

Të njëjtin ranë në sy edhe në Singapor, ku do të takohen në një takim historik Donald Trump dhe Kim Joung-un.

Por kush janë truprojat?

Ata janë anëtarë të njësisë e cila njihet ndryshe me emrin #6.

Ata zgjidhen nga Ushtria Popullore Koreane, dhe kalojnë në një përzgjedhje të ashpër.

Para përzgjedhjes, e gjithë familja e kandidatit kalon në një sitë në disa breza, për të parë besueshmërinë e familjes, shkruan dritare.net.

Shumica nga anëtarët e #6 janë ose familjarë të Kim Joungut, ose familjarë të familjeve të elitës koreano-veriore.

LEXO DHE :  Rama publikon videon e Berishës duke luajtur kazino

Ata i nënshtrohen një programi trajnimi intensiv. Truprojat janë të trajnuar në Forcat Speciale Operacionale të AKP-së.

Kjo përfshin trajnimin në përdorimin e pistoletave, dhe trajnim në arte marciale. Trajnerët e truprojës i nënshtrohen sfidave fizike të vështira, dhe stërvitjeve të rrepta.

Truprojat zakonisht janë të veshur në kostume të stilit perëndimor, siç e shohim në Singapor, ose si kostumet e  zyrtarëve të partisë në Kore. Shoferët e Kim gjithmonë mbajnë dorashka prej lëkure për të drejtuar  timonin. Ata gjithashtu përdorin komunikimet me radio me kufje./ Isa Myzyraj-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.