Kush ikën, kush vjen/ Të gjitha lëvizjet televizive të sezonit
Dritare.net
Nuk ka prurje të reja, formate serioze që kërkojnë investim, nuk ka trajnime stafesh, nuk ka konkurrencë reale dhe sondazhe reale televizive.
Nuk ka reklama, nuk ka shikues si dikur dhe ndaj lëvizjet nga një TV te tjetra, ngjajnë kaotike dhe të pamenduara, pasi nuk ke pse, psh të lësh INTV për Klan, kur vizibiliteti yt është i njëjte.
Pikërisht kjo bën bën që Tv të kthehet në Big Brother, duke mos mundur të krijoje dot personalitete televizive, por djem e vajza sezonalë.
Gjithsesi rrjedhjet më të mëdha në staf kohët e fundit i ka Vizion Plus në staf e programe. Por edhe Top Channel është shkundur nga ndryshimi.
Genta Popa është portreti më i dashur i lajmeve të shqiptarëve, prej shumë kohësh. Zëri më i besueshëm dhe qëndrimi më serioz.
Ndërkaq Genta e Topit është edhe fytyra identifikuese e ish-Top Channel. Por Genta Popa e ka lënë tashme Top Channel. Ndalesa e saj është CNN. Televizioni më i ri që do të hapet së shpejti po merr figurat kryesore të TCH.
Është edhe Juli Krisafi e pasdites që po shkon te CNN. Ndërsa në emision atë pritet të zëvendësojë Bieta Sula, e cila punon pas kamerave prej vitesh në Tv.
Ndërkaq sipas burimeve të dritare.net ka një shpërngulje jo vetëm të figurave të TCH në CNN, por edhe shume gazetarëve të tjerë nga Vizioni, etj.
Ndërsa pritet të konfirmohet edhe imazhi kryesor i CNN që do të jetë një figurë e TCH, Vizion dhe Agon, Sonila Meco. Gazetarja ende nuk ka folur, por burime për dritare.net flasin për një kontratë të hapur.
Ndërkaq në Top Channel nuk ka vetem ikje, ka edhe rikthime. Është rikthyer Bujar Kokonozi, në pozicioni e dikurshëm, një lajm i mirë për televizionin, ky.
Është rikthyer edhe Jonida e Pasdites me një program autorial që do të zbulohet në shtator.
Ndërkaq shumë lëvizje ka te Portokallia, dikur emisioni nr. 1 për shikueshmërinë.
Bes Kallaku, Erion Isai, Florian Binaj, Olsi Bylyku (Kimikati), janë disa nga të larguarit më të fundit nga ky Tv.
Në këtë merkato moderatorësh televizivë për sezonin e ri, lëvizja e Turjan Hyskës nga “Vizion” në “Klan” është nga ato më të rëndësishmet.
Pas shumë vitesh, ai vendos të ndryshojë ekran, i ndjekur pas nga trupa e “Apartamenti 2 Xl”. Klan është televizioni pa një format humori të mirëfilltë dhe me sa duket me këta çuna të talentuar, do ia dalë ta ketë.
Ndërkohë që Bora Zemani ikën Digitalb, Viola Spiro heq dorë nga ekrani për disa kohë.
Anjeza Maja ka vendosur të shkojë në Tv Klan, emision e saj do e drejtojë Stela Kotri, e cila largohet nga Vizion Plus.
Bukuroshet e ekrani, ikin e vijnë, po kemi kohë sa të vijë shtatori të mësojmë kush do të shkojë ku.
Dhe kjo është vetëm pjesa e dukshme. E padukshmja, stafet që prodhojnë realisht televizion, nuk përmenden kurrë. Sikundër nuk flitet as për faktin, se TV nuk di ku po shkon. Back to basic, është urgjente për televizionin gjigandin e madh e të mirë, që do të dalë në pension, nëse nuk gjen dot qëllimin e ekzistencës./Dritare.net