Kush është komandoja që vrau truprojën e Ervis Martinajt
Dritare.net
- Zbardhen detaje të reja nga përplasja me armë në zonën e ish-bllokut ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Policia ka arrestuar dy nga të plagosurit, Ervis Martinaj, 36-vjeç dhe Eljon Hato, 28-vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim si të përfshirë me ngjarjen tre persona Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabjol Alushi, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë, ky i fundit bodygard i Elvana Gjata.
Burime për Report Tv konfirmojnë se Merviol Bilo është specialist xhenjo në batalionin e Forcave Komando të Zall-Herrit. Ai dyshohet se ka ekzekutuar me një plumb në kokë Fabjol Gaxhën, truprojën e Ervis Martinajt si dhe plagosi këtë të fundit bashkë me Eljon Haton. Në një lidhje telefonike, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, tha se qitjet në lokal janë kryer nga komandoja i cili ka qëlluar në kokë Fabiol Gaxhën duke e lënë të vdekur. Në pjesën e qafës ka qëlluar edhe Ervis Martinajn e Eljon Haton. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës pasi predhat nga arma e zjarri pistoletë e komandos, i kanë prekur organet jetike.
Edhe Ervin Mata është një emër i njohur në Tiranë, i cili mendohet se është i dashuri i Elvana Gjatës, ngacmimi i të cilës nga viktima Fabjol Gaxha solli edhe ngjarjen e rëndë brenda ambienteve të lokalit "Monopol" ku mes disa personave pati shkëmbim zjarri "Far Ëest"./Shqiptarja.com/