Kush është kirurgu shkodran që ka marrë pjesë në operacionin më suksesshëm në botë, dhe u rrah në spital!
E Shtunë 29 Korrik 2017, 17:05
Dritare.net
Kirurgu është thirrur në një takim nga familjarët e pacientit, por pa e ditur se ata do e prisnin me grushte.
Besmir Grizhja është mjeku-kirurg i cili ka marrë pjesë në operacionin më të rrallë dhe më të suksesshëm në botë.
Grizhja, së bashku me dy kirurgë të tjerë, kanë realizuar në muajin shkurt të këtij viti një ndërhyrje të rrallë kirurgjikale vaskulare ndaj një pacienteje.
Ajo kishte arteria ishiadike perizistente aneurizmatike me ishemi të këmbës, ku rrezikonte prerjen e saj. Operacioni, i cili ishte i 168-ti në botë që nga viti 1960, u krye me sukses. / dritare.net