Kush është elbasanlliu që punonte si lavazhier, por që shpërndante drogë në Elbasan

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e narkotikëve, policia ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Specialistet  e Seksionit për Hetimin e  Narkotikëve në D.V.P Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : Juli Sinani, 24 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë  kontrollit të ushtruar  nga forca e posaçme, “Shiponja”,  në ambientet  e një lavazhi i cili ishte në  posedim të këtij shtetasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë./d.m-dritare.net

Komentoni