Kush është Albert Veliu/ Rezulton i dënuar, falsifikoi edhe patentën

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme dëshminë e Albert Veliut i cili pretendon se ka punuar me trafik droge së bashku me vëllain e Ftamir Xhafës, Agron Xhafaj.

Por Veliu rezulton se është i dënuar në Shqipëri.

Policia në vitin 2013 ka njoftuar dhe ekstradimin  e tij.

Njoftimi i policisë në 16 gusht 2013
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013, kreu ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Albert Eqerem Veliu, vjeç 46, lindur në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit Penal.
Më datë 19.01.2006 policia rrugore ka bllokuar mjetin tip Volskwagen Golf, me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./  I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Lamtumirë ditëve të ngrohta! Vjen i ftohti

policia njoftim ekstradim albert veliu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.