Kush e theu vazon? Zgjedhja juaj tregon më shumë për personalitetin tuaj
Dritare.net
Ne, dritare.net kemi sjellë për ju një test personaliteti.
Të gjithë ju duhet të zgjidhni një përgjigje, për një pyetje të thjeshtë, pas shikimit të fotos: Kush e theu vazon? Nuk ka të dhëna apo elemente përfundimtare në foto që do të zbulojnë përgjigjen për ju. Mbani në mend, nuk ka përgjigje të saktë. Megjithatë, duhet të zgjidhni një dhe ne do t'ju tregojmë se, çfarë thotë për personalitetin tuaj. Shihni foton, zgjidhni përgjigjen tuaj dhe shihni shkrimi tonë, se çfarë thotë zgjedhja juaj për ju.
1-Fëmija A
‘Fëmija A’ duket të jetë zgjedhja më e dukshme. Të tjerët po e shohin poshtë dhe ai e përkul kokën i penduar për veprimin e tij. Megjithatë, ai gjithashtu mund të jetë, ai që merr fajin çdo herë. Ai mund personi, që të gjithë e tregojnë me gisht dhe i lënë fajin. Ndoshta ai në fakt është më i përuluri dhe shpesh merr fajin për dikë tjetër. Në figurë ilustrohet në një mënyrë që të na bëjë të besojmë se, ai është fajtori, por në realitet, ai nuk është. Por gjithsesi siç thamë më parë, këtu nuk ka një përgjigje të saktë. Po ju tregojmë për personalitetin tuaj bazuar në këtë zgjedhje.
-Bazuar në zgjedhjen tuaj, duket sikur ju i shikoni detajet në minutë dhe jeni person i përgjegjshëm. Jeni shumë të kujdesshëm me gjithçka dhe gjithkënd në mjedisin tuaj. Nëse keni zgjedhur një opsion tjetër, vazhdoni të lexoni.
2-Fëmija B
Opsioni tjetër është ‘Vajza B’. Ajo duket si më e moshuara e të gjithë fëmijëve dhe ndoshta kujdeset për vëllezërit e motrat e saj, kur nëna e tyre është e zënë. Ajo është duke kërkuar për "djalin A" në një mënyrë që siguron se ai është fajtori. Nga ana tjetër, ka njerëz që mund të mendojnë se, ajo po e sheh djalin me një sy ngushëllues dhe të kuptueshëm, duke buzëqeshur për të treguar dashurinë e saj pa e gjykuar.
-Nëse e keni zgjedhur këtë opsion, ju jeni një person shumë i ndërgjegjshëm. Ju e mirëkuptoni një person, përpara se ta gjykoni atë dhe kërkoni drejtësi, informon dritare.net
2-Fëmija C
‘Fëmija C’ është më i mbuluari prej të gjithëve. Ai ka një gjuhë të fshehtë trupore: shikoni se si i mban duart në xhepat e tij sikur të përpiqet të fshehë emocionet e tij. Duket sikur po mendon, "Huh! Vetëm ai është aq budalla, sa ta bëjë këtë." Fëmija C në fakt mund të jetë duke menduar, "Po! Unë e bëra atë, dhe do të largohem tani që të gjithë po të fajësojnë. "
-Nëse keni zgjedhur 'Fëmijën C', ju keni personalitetin e një udhëheqësi. Ju mund të njihni problemet e shkaktuara nga njerëzit, jo nga rrethanat. Kjo është arsyeja, pse gjithmonë jeni të kujdesshëm me njerëzit rreth jush, edhe pse nuk e tregoni shpesh. Ju besoni në udhëheqjen e rrugës dhe për këtë arsye ju mbani mendime unike nga mesi juaj në pothuajse çdo temë, informon dritare.net
4-Fëmija D
Fëmija D i afrohet nënës së saj duke kapur dorën e saj, duke na treguar se ajo ka shumë të ngjarë të ketë frikë nga vazoja e thyer dhe pasojat që do të vijnë, nëse ajo është fajtorja. Ajo është e vetmja e veçuar nga nëna e saj, që po e sheh vazon. Gjithkush tjetër po shikon vende të tjera. Vajza e vogël fshihet pranë nënës së saj, duke u përpjekur të shmangë zemërimin dhe dënimin e saj, informon dritare.net
-Nga një këndvështrim psikologjik, zgjedhja e 'Fëmijës D' dëshmon se ju jeni një person i përgjegjshëm dhe i besueshëm. Kjo është një nga cilësitë që ju bën të suksesshëm në gjithçka që bëni në jetë. Çdo ditë ju përpiqeni të jeni një person më i mirë, duke i mbajtur gabimet dhe mangësitë tuaja në mendjen tuaj. Ju i besoni lehtësisht të tjerëve dhe kjo është arsyeja pse jeni shumë i ndjeshëm./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net