Kush e ka radhën pas Saimirit?

Nga Dritan Hila

 

Kush ka shkuar të vizitojë Akropolin e Athinës, ka parë në këmbët e tij një grup vilash të bardha, dy kate e gjysëm. Janë të gjitha më shumë se një shëmbull arkitekture, një simbol fuqie. Njëra prej tyre ishte e Akis Xohaxopulos. Kush nuk e mban mend, ka qenë një ndër figurat emblematike të PASOK-ut, shok lufte i Andrea Papandreut, dhe ministër. Në martesën e dytë me një grua shumë më të re se veten u përpoq ta kompensonte diferencën e Zotit me dhurata. Vilë status simbol, dasëm në Kullën Ejfel, bizhuteri dhe shpenzime sheikësh. Nuk bënte shumë përshtypje. Greqia ishte ende në fazën e bollëkut. Por erdhi kriza dhe Akis nuk e kuptoi. Nuk e kuptojnë në përgjithësi të gjithë të pasurit e vonshëm se ka një lloj etike në ekspozimin e pasurisë që duhet ruajtur. Përndryshe bëhesh pre e turmave. Dhe  për të ndaluar furinë e tyre, shokët e dikurshëm të hedhin në arenë, ku të shqyejnë luanët dhe publiku dëfrehet. Kjo i ndodhi edhe Akit. Shoket e hodhën në dhëmbët e drejtësisë për ta bërë shembull. Pas kësaj skena politike greke u riformatua plotësisht, por të paktën i shpëtoi shumë shokë të Akis  nga burgu.

Diçka e ngjashme po ngjet me Saimir Tahirin. Ai nuk është Akis, të kuptohemi. Akis ishte selfmademan dhe emër me traditë në politikën greke. Karahasuar me të, Saimiri nuk ishte as njeriu që bëri policinë e shtetit dhe as ndonjë ministër i suksesshëm. Përveç uniformave të policisë dhe spektakleve të demonstrimeve, nuk i mbahet mend gjë tjetër. Por nuk është as më i keqi. Si gjithë ministart e tjerë të brendshëm edhe ai ndoqi urdhërat e shefit të tij. Fatkeqësie e tij ishte se u ndodh në kohën e gabur dhe në vendin e gabuar. Dhe kjo nuk ka lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Ky ishte një moment që mund të kalohej.

Por 27 vite pas rënies së komunizmit, vendi ka pësuar veleritje nga kjo klasë politike aktuale. Saimir Tahiri mund të ketë qenë i lidhur me klanet e drogës më pak se ndonjë ministër demokrat i cili i ka përdorur edhe për zgjedhje ato banda. Madje edhe më pak se ndonjë kryetar bashkie i PS i cili i punëson edhe si fshesaxhinj kriminelët për t’i nxjerrë nga burgu, ndërkohë ky është marionetë në duart e tyre. Por Saimiri nuk dinte ta mbante eliksirin e pushtetit dhe arrogancës që vjen prej tij. Kjo, krahas raporteve që vinin nga fqinjët e bënte të epshëm ndaj goditjes.

Ajo që i vuri kapak rënies së Tahirit ka brenda edhe tradhëtinë nga ana e klasës politike ndaj tij. Pakkush nga ata që e akuzojnë, ka moral më shumë se ai. Madje disa prej tyre kanë vrarë dhe kanë shpartalluar shtetin shqiptar, për hir të pushtetit personal. Por kanë kuptuar që për të mbijetuar duhet të bëjnë kurban disa prej tyre. Dhe ky është një konsensus i përbashkët. Duhet të bëhen disa koka turku që të mbijetojnë të tjerët. Përndryshe vala e urrejtjes dhe neverisë do t’i përfshijë të gjithë. Saimiri ishte i pari dhe më i ekspozuari. Të tjerë do ta ndjekin. Kush e ka rradhën, neser?/dritare.net

3 Comments

    • Jo, i nderuar Frano, nuk eshte as i sakte e as perfekt, ky shkrim i Dritanit.
      Kush e lexon,e kupton, sidomos per shkak te brockullave “krahasimtare”, qe vete Tahiri i tha ne deklaraten e fundit publike, si strategji vetviktimizimi.
      Jo vetem per kryebrockullen ne kete shkrim,se Tahiri na paskesh qelluar “ne vendin dhe kohen e gabuar” …!!! Tmerr, me duket se gjithe te majtet, e perdorkan kete justifikim bajat. Edhe Xhafa, Ministri, pasardhesi i Tahirit, te njejtin argument perdori!
      Por, dhe sidomos, per nje brockull tjeter, qe ka lidhje me besueshmerine e Dritanit.
      Kur ishte Zv-Minister i Mbrojtjes ne Qeverine Rama 1, ne kulmin e trafikimit te droges me avione, ne kulmin e akuzave dhe deshmive qe vinin nga te gjitha anet, Dritani doli Live para kamerave dhe tha ,mbase, budallallekun me te madh qe ka thene ndonjehere ndonje vartes i Edi Rames : avionet nuk ulen ne piste ( ne Gjader), sepse ka guricka…!!!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.