Kurti: Thaçi po ndihmon Putinin për t’u rikthyer në Ballkan
E Premte 16 Nëntor 2018, 22:10
Dritare.net
Sipas Kurtit, Thaçi po e ndihmon Putinin për t’u rikthyer në Ballkan.
“Takimi që u zhvillua me Putinin, ishte lajm i keq jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin. Putini po përpiqet të rikthehet në Ballkan. Gjukanoviqi e Zaevi e kanë zbrapsur atë. Ai tash e ka rigjetur këtë njeriun tonë, që është president, dhe po përpiqet të rikthehet në rajon. Ne nuk duhet të ndryshojmë aleatët tanë, SHBA-në e Gjermaninë. Ky tashmë e ka shkelur një vijë të kuqe të trashë”, është shprehur Kurti në “RTK”./ I.M-Dritare.net