Kurti: 3/4 e nxënësve në Kosovë janë analfabetë funksionalë
E Enjte 13 Korrik 2017, 22:10
Dritare.net
Kurti: Arsimi kurrë nuk ka qenë më i shtrenjtë dhe kurrë nuk ka qenë më i dobët. Rezulatet e testit të Pisa treguan që ¾ e nxënësve tanë në moshën 15-vjecare janë analfabëtë funksionalë. Pra mezi arrijnë nivelin dy sa i përket shkrim leximit, sa i përket logjikës edhe shekcave natyrore.
Hila: Dmth luftuam për të mësuar shqip dhe nuk po mësojmë shqip?
Kurti: Duket që atëherë kur e kishim të ndaluar gjuhën edhe cilësia nuk na mungonte, tani që kemi mundësinë të shkollohemi në gjuhën amtare dhe në objektet dhe hapësirën publike i kemi dhënë rëndësi sasisë në kurriz të cilësisë.
Hila: Kush e bën këtë ndërhyrje?
Kurti: Unë besoj që këtë e bën nepotizmi, e bën partizimi i arsimit e bën edhe orjentimi neoliberal.