Kurseni kohë duke gatuar me këto 11 truke!
E Enjte 6 Shtator 2018, 18:06
Dritare.net
Por tashmë ju nuk keni pse ta bëni këtë. Me këto 11 truke, që dritare.net sjell për ju, do të gatuani shpejt, pa ju marrë shumë kohë.
- Jeni bërë gati për punë? Doni të hani mëngjes, por keni frikë se bëheni pis? Epo nëse keni ndërmend të përdorni mikserin, përdorni një pjatë plastike për ta mbuluar, që të mos bëheni pis.
- Ndarja e të bardhës së vezës nga e verdha bëhet më mirë, nëse ju përdorni një bidon, për më tepër nuk ju merr fare kohë.
- Si mund ta kuptoni që vezët janë të freskëta, ose jo? Mbushni një gotë me ujë dhe shtoni vezën. Nëse ajo fundoset, dritare.net ju këshillon ta hidhni, është e prishur.
- Keni nevojë të hapni gjalpin? Përdorni okllainë!
- Për të bërë specat të shijshëm të mbushur, përdorni një kavanice, ose tepsi me forma. Kështu specat do ta ruajnë formën e tyre, dhe nuk do të prishen, pasi të gatuhen.
- Nëse doni të shtrydhni limonin, merrni një kapëse ushqimesh dhe do të shtrydhet shumë shpejt, sugjeron dritare.net
- Nëse i lë për shumë kohë, patatet edhe mund të mbijnë. Çfarë duhet të bëni? Futni mes tyre edhe një kokërr mollë.
- Është e vështirë të largosh guaskën nga vezët e ziera, por nëse ju shtoni ½ lugë sodë buke në ujin ku do t’i zieni, ato do të qërohen më kollaj, këshillon dritare.net
- Sheqeri kaf thahet shumë shpejt, por nëse ju shtoni marshmallows brenda tij, e keni zgjidhur problemin njëherë e përgjithmonë.
- Përdorni furçën e dhëmbëve për të larguar mustaqet e misrit.
- Doni t’i prisni domatet e vogla në të njëjtën kohë? Vendosni një kapak poshtë, domatet dhe i vini një kapak sipër. Pastaj merrni thikën, vendosni dorën në mes të kapakut dhe i prisni, këshillon dritare.net/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net