Kuriozitet e Botërorit/ Lojtari më i rëndë peshon 99 kg, më i shkurtri një shqiptar

Ky kampionat pati surprizat e tij, por në sy kanë rënë si gjithmonë më mirët dhe më të vjetërit në futboll. Po jo të gjithë e shikojnë një ndeshje nga një këndvështrim. Disa shikojnë si është veshur, modelin e flokëve, apo dhe gjatësinë e tyre. Ja disa kuriozitete:

Lojtari më i vjetër në moshë është portieri historik i Egjiptit,  El Hadary, 45 vjeç, kurse më i riu është lojtari i datëlindjes 1999, Daniel Arzani i Australisë.

Trajneri më i vjetër është Tabarez i Uruguajit, 71 vjeç dhe nuk ka në plan të dorëzohet.

Më të vjetrit

Essam El Hadary i Egjiptit ka lindur më 15 janar 1973 dhe luan në Arabinë Saudite. Pas tij vijnë Rafa Marquez i Meksikës 1979, Sergei Ignasheviç i Rusisë 1979, Tim Kahill i Australisë 1979 dhe Jose Korona i Meksikës 1981.

Më të gjatët

Lovre Kaliniç i Kroacisë. Portieri është i gjatë 201 cm dhe luan me Gentin në Belgjikë. Më pas vijnë Janik Vestergard i Danimarkës 200 cm, Federiko Facio i Argjentinës 199 cm, Kurtua i Belgjikës 199 cm dhe Robin Olsen i Suedisë 198 cm.

LEXO DHE :  Doni të studioni dhe punoni në SHBA? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Më të shkurtrit

Janë tre lojtarë që FIFA i ka regjistruar me të njëjtën gjatësi: 165 cm: bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin e Zvicrës, Alshehri Yahia i Arabisë Saudite dhe Fernando Kuintero i Kolumbisë.

Më të lehtët dhe më të rëndët

Sipas FIFA-s, tre lojtarët më të lehtë janë Takashi Inui i Japonisë, 169 cm dhe 59 kg, Mbark Busufa i Marokut, 167 cm dhe 59 kg, si dhe  Havier Aquino, 166 cm dhe po 59 kg. Kurse lojtari më i rëndë është è Roman Torres, mbrojtësi i Panamasë, 188 cm i gjatë dhe që peshon 99 kg./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.