Kurban Bajrami/ Besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin Skënderbej

Besimtarët myslimanë në mbarë vendin kremtojnë sot ditë e Kurban Bajramit.

Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin Skëndërbej. Besimtarët janë mbledhur në shesh rreth orës 05:30 duke nisur namazin e sabahut.

Hoxhë Skënder Bruçaj, kreu i KMSH-së  gjatë faljes së namazit ka bërë thirrje për më shumë dashuri.

LEXO DHE :  Britania pranon marrëveshjen me BE për Brexit

“Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne”, tha Brucaj.  V.D/dritare.net/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.