Kur ekstremet përputhen: komunisti italian që pikturoi Zogun

AA343983 cucina 310 430 300 3661 5079 RGB

Nga Shkodra vjen një portret i Ahmet Zogut. I fshehur për më shumë se 50 vjet në çatinë e një shtëpie shkodrane.

E veçanta e portretit, sipas çertifikatës shoqëruese, është se autori është italian.

Por jo një italian dosido. Emri i tij Renato Guttuso, nuk do të thotë shumë për shqiptarët e sotëm, por për artistët italianët, dhe të majtët, është një emër i dëgjuar.

Guttuso është piktori që stilizoi në vitin 1940, në ilegalitet, stemën e Partisë Komuniste Italiane. Ajo do të ishte stema e saj deri në vitin 1991, kur u shkri si parti.

Guttuso ishte përfaqësues i neorealizmit dhe pjesëtar i shumë lëvizjeve artistike të periudhës së pasluftës.
Ishte njëkohësisht edhe mik i Enriko Brlinguerit, Sekretarit të Parë të PKI, nën udhëheqjen e të cilit komunistët italianë arritën rezultatin më të mirë elektoral duke dalë forca e parë në Itali.
Guttuso ishte në dy legjislatura senator. Përfaqësonte PKI.
Një ndër piukturat e tij të famshme është “Funerali i Toliatit”, sekretar i parë i PKI. Në kuadër paraqiten edhe figura të cilat në atë kohë kishin vdekur, si Marksi, Engelsi, Trocki, Lenini, Stalini, Angela Davis, etj. Duke lënë hapur shumë nënkuptime me këtë simbolikë.

Guttuzo është autori i pullës postare që tregon kapitenin e italianëve Dino Zof duke ngritur kupën e FIFA kur Itaia u shpall kampione në vitin 1982

Guttuzo vdiq në vitin 1987 në moshën 76 vjeçare. Pasurinë e madhe që la në trashëgim e administroi djali i tij adoptiv, Fabio Guttuzo, i cili ngriti fondacionin dhe muzeun me emrin e babait, në vendlindjen e tij Bagheria./dritare.net
Sipas të dhënave të zotit Sokol Kika*

LEXO DHE :  Publikon selfien me të atin e vdekur, rrjeti kryqëzon këngëtaren e njohur

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.