Kur bëni gëzuar, mendoni për atë vajzën...
Dritare.net
Nga Denisa Daka*
Apeli pēr ndihmē dhe vēmēndje i para pak ditēve pērcjellē pērmes emisionit "Dritare me Rudinēn", nga njē 19 vjecare e cila vuan dēnimin nga burgu i grave, sēbashku me disa bashkēmoshatare tē saj, më trazuan sērish sot, teksa me fēmijēt e mij po presim sēbashku me ju ardhjen e vitit të ri.
Sytë e vagullt tē asaj vajze të bukur, shikimi i lodhur dhe dēshira pēr pak ajēr tē lirē, pērtej atyre hekurave tē rēndē e atyre dritareve tē ftohta, mē bēnē tē ndjehem ligsht, teksa kam pranē vehtes fēmijēt e mij..
Mos aplikimi i metodave alternative tē vuajtjes sē dënimit, pērpos gjykimeve e hetimeve tē padrejta e tē paprecedenta nē shumē raste, janë bërē shkak qē tē mbajne peng padrejtēsisht brenda atyre mureve te ftohta, dhjetra jetē njerēzish padrejtēsisht, vajza e djem tē rinj nēna me fēmijē posacērisht ndērsa besimi e shpresa e seicilit prej tyre pēr njē tē nesērme tē sigurtē, tek drejtēsia e politikat shpresēdhēnēse nē favor tē tyre, u ēshtë vrarē tē gjithëve bashkē pēr dreq prej shumē vitesh..
Duke mos justifikuar kurrsesi fajēsinē e cilitdo nē cdo rast, gjithmone kam menduar se varferia posacērisht bën shaka të kēqija.
Me sytē e mendjes u enda nēpēr ato qeli tē ftohta e pa jetē e pashē pranē vajzēs sē re, tē drobitur e tē lodhur nga varfēria e fati i keq posacērisht, prinderit e saj e jo vetēm, tē cilēt me canta nē duar, nisur ende pa zbardhur dita ishin nisur pēr tē mund tē sjellē me shumē sakrificē e dashuri, pērvec ushqimeve pēr darkēn e ndērrimit tē viteve dhe pak e besim e shpresē, duke dashur tē pērcjellin me padurim sakaq dhe urimet e tē dashurve tē tyre..
Pas atyre ndarjeve tē dhimbshme, njē pjesē e shpirtit tē atyre nēnave dhe baballarēve qēndron aty brenda atyre mureve tē ftohta, duke i prishur cdo natē gjumin sejcilit, ndērsa me shpirtin zbrazur sakaq, pērsērisin e numerojnē me mendje e zemēr ato minuta e orē tē gjata qē do tē mund t'i bashkojnë sërish tē gjithē sēbashku në tryezat e tyre.
Me sytē e mēndjes sērish mē erdhën ndēr mēnd dhjetra dosje tē panisura kurrē nga akuza kundra dhjetra personave tē veshur me pushtet përgjate kētyre 25 viteve, tē cilēt përpos pasurisē u vodhēn shqiptarëve shpresin e besimin posacērisht, e për kētē arsye u ndjeva dy herē ligsht.
Me gjithē zemēr uroj, nē vigjilje tē kēsaj nate tē madhe tē ndërrimit tē viteve qē ky vit i ri tē na bashkojē pēr të bërë vepra tē mira, pēr mē shumē sensibilitet e vēmēndje karshi problemeve jetike, për femijet e tē rinjtē kryesisht, tē ardhmen e bukur tē kētij vendi, tē cilēt meritojnē pa asnjē mēdyshje njē tē ardhme mē tē mirē e njē paqe mē solide, duke u ngritur me vullnet e forcē, kundra cdo paudhēsie e padrejtesie..
Ndasitē politike e pērkatēsitē shoqerore le tē mos bēhen shkak sērish pēr të penguar sejcilin prej nesh pēr tē bērē vepra tē mira cdo ditē, ndērsa ndērgjegja qytetare shpresoj tē vijojē tē formēsohet cdo ditē..
Zoti e bekoftē këtê vend, fëmijêt tanë posacërisht!
Paci njē Vit të bardhe e plot dritë sejcili prej jush miq tē mirē!
Gēzuar e përshumēvjet!/Dritare.net
*Denisa Daka është anëtare e Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare së Avokatisë ([email protected] )