Kundërshtuan zgjedhjen kryeministër të ish-Presidentit, ngrihen në protestë armenët

Mijëra qytetarë të Armenisë janë ngritur ditën e sotme në protestë kundër ish-Presidentit, Serge Sarrkissian. Kjo protestë është zhvilluar, ditën e sotme në Erevan, kryeqytetin armen. Ish-Presidenti, Sarkissian është propozuar në postin e kryeministrit me një pozitë të forcuar pas përfundimit të mandatit të dytë dhe të fundit presidencial. Partia Republikane, ka paraqitur sot në Parlament kandidaturën e Sarkissian, në postin e kryeministrit, dhe qytetarët për ta kundërshtuar këtë vendim janë ngritur në protestë.

“Manifestuesit parakaluan në qendër të qytetit, me kërkesë të liderit të opozitës, Nikol Pachinian pasi bllokuan rrugët kryesore që të çojnë në Parlament dhe në universitete”, -shprehet një gazetare.
“Armenia pa Serge”, “Serge është një gënjeshtar”,- ishin parullat e hedhura nga manifestuesit.
Protestuesit kanë bllokuar trafikun në disa rrugë kryesore të qytetit, duke u bërë thirrje drejtuesve të autobusëve dhe makinave, për t’iu bashkuar protestës.

“Jemi paqësore. Qëllimi ynë është për të penguar pa dhunë apo përdorim të forcës, Serge Sarkissian për të drejtuar vendin për herën e tretë radhazi”, u shpreh Pachinian./K.Ç/dritare.net

Komentoni